Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas përfundimit të punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Ja çfarë shkruan Basha në rrjetin social FB
“Kuvendi ynë Kombëtar është tregues i guximit tonë për të ndryshuar: duke ndryshuar kulturën tonë, ne do të ndryshojmë të gjithë politikën. Pas miratimit të statutit të ri në këtë Kuvend, ne do të shpërndahemi në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë, për të vazhduar betejën kundër së keqes, betejën pa kthim, deri në largimin e kësaj qeverie.
Dhe për të ndarë me njerëzit e thjeshtë një mesazh besimi, që ditët tona më të mira i kemi përpara”.