×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Merret në pyetje njeriu i besuar i Saimir Tahirit

Hënë, 30 Prill 2018 13:52

Prokuroria ka marrë në pyetje ditëne e sotme truprojën e ish-ministrit të Brendshëm Saimit Tahiri.

Prokurori Dritan Prenci firmosi shkresën për të marrë në pyetje truprojen e ish ministrit

Gjithashtu janë marrë në pyetje dhe dy efektivë të policisë së Vlorës.

Më 12 prill, Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjati hetimet edhe për tre muaj të tjerë për dosjen "Tahiri". Kjo është hera e dytë që prokuroria zgjat afatin e hetimeve ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar për mbështetjen ndaj grupit të trafikut të drogës të Habilajve, ku pjesa më e madhe e këtij grupi janë arrestuar në Itali.

Krimet e Rënda po presin letërporositë nga Greqia dhe Italia për lëvizjet e makinës së Tahirit, me të cilën thuhet se kanë qarkulluar grupi i Habilajve nga Vlora.

Modifikuar më Hënë, 30 Prill 2018 13:56
Login to post comments