Një ditë pas Kuvendit Kombëtar, Lulzim basha ka mbledhur grupin parlamentar. Ai u ka shpjeguar deputetëve vazhdimin e strategjisë opozitare si në parlament ashtu edhe jashtë saj. Basha mësohet t'u ketë thënë deputetëve që mbështetja për lirimin e kuksianëve të mbetet prioritare në daljet e tyre publike.
Deri në lirimin e protestuesve nuk do të ketë zhvillim normal të seancave plenare , mësohet të ketë thënë kreu i demokratëve.
Një tjetër pikë diskutimi brenda radhëve të PD-së është mbështetja e qytetarëve në protestat që ata zhvillojnë në qytetet e Shqipërisë.
Me miratimin e Statutit , Basha ka njoftuar edhe nisjen e procesit zgjedhor në strukturat e partisë Demokratike.
Vijon...