Ish-Kryeministri Berisha: Një vjedhje mes qindrave të OSHEE

Hënë, 30 Prill 2018 20:03

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili thotë se javën e kaluar punonjës të OSHEE montuan në një stacion shpërndarje 8 çelësa ku njeri nga këto çelësa kushton 25 mije euro, pra rreth 200 mijë euro.

Statusi i plotë i Ish-Kryeministrit Berisha

Nje vjedhje midis qindra te tjerave ne OSHEE!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje Dr. BERISHA, nje shoku im qe punon te oshee me tregon qe javen qe kaloi montuan ne nje stacion shperndarje 8 celsa ku njeri nga keto celsa kushton 25 mije euro,deri ketu ok por hileja eshte se ketu, ku kane montuar keto celsat tek ky stacioni do e prishin kete gabinen pas 6 muajsh do e bejne te re edhe keto celsat do i cojne me letra skrap por faktikisht do i cojne ne Kavaje dmth do fusin ne xhep 8 x 25.000= 200.000 euro. Do presim kto 6 muaj cdo bejne keta qelbesirat me kete vjedhje diten per diell,gjate kesaj kohe sillni dike te hetoje per kete vjedhje te mundshme. Te uroj gjithe te mirat Prof,Dr BERISHA.”

/55news.al/

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 11:25
Login to post comments