Kryetari i PD Lulzim Basha një ditë pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD, ku u miratua edhe statuti i ri, i është drejtuar sot të rinjve me një thirrje.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook Basha fton të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë e strukturave të PD-së, pasi sipas kryedemokratit të rinjtë sjellin ndryshimin.
“Ftoj të gjithë të rinjtë të kontribuojnë për të sjellë ndryshimin. Partia Demokratike është e hapur për gjithë secilin prej jush. Ejani dhe bëhuni ndryshimi që kërkoni!”- shkruan Basha në Facebook.