Nga janari i këtij viti, banorët e Tiranës kanë paguar 20 lekë më shumë për çdo metër kub ujë të shpenzuar. Propozimi i bashkisë për të paguar nga 65 lekë për një metër kub ujë nga 45 lekë që ishte erdhi me argumentin se synimin për të përmirësuar furnizimin me ujë në kryeqytet.
Por, siç duket edhe nga pamjet e siguruar nga politiko.al, nën këmbët e Urës së Lanës, pranë maternitetit “Koço Glieozheni” uji i pijshëm shpërdorohet prej kohësh dhe për këtë askush nuk shqetësohet. Burimet bëjnë të ditur se kjo situatë vazhdon prej një viti dhe sasia që derdhet çdo ditë është e barazvlefshme sa për të furnizuar një lagje të tërë në Tiranë.
Shkak për këtë gjendje është bërë çarja e një tubi nën këmbët e Lanës, por askush nuk e ‘vë ujin në zjarr’ për ta zëvendësuar me një të ri dhe për të frenuar shpërdorimin e ujit, që prej 5 muajsh qytetarët po e paguajnë më shtrenjtë, bashkë me tarifën përkatëse./Politiko.al/