Deputeti Balliu: Rama nuk mban dot nervat dhe sulmon shqiptarët

Tuesday, 01 May 2018 14:59

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është shprehur se “argumenti më idiot që mund të dëgjosh në mungesë të shpresës në vend është akuza e EDVINOVIÇIT se shqiptarët janë dembelë”. Në një postim në rrjetet sociale deputeti Balliu deklaron se "Ramën tashmë e kanë lënë nervat dhe sulmon shqiptarët".

Statusi i plotë i deputetit Balliu

Rama arrogant, nuk mban dot NERVAT dhe sulmon shqiptarët

Argumenti më idiot që mund të dëgjosh në mungesë të shpresës në vend është akuza e EDVINOVIÇIT se shqiptarët janë dembelë.

Nuk ofron shpresë, punësim, të ardhme për shqiptarët dhe shpërthen në histeri ndaj qytetarëve.

Vetëm një i sëmurë mendor mund të flasë kështu.

Keqqeverisja po largon shqiptarët nga vendi.

Mosbindja civile dhe revolucioni qytetar janë zgjidhja e vetme për ti shpëtuar greminës së mafies në pushtet.

rama.jpg

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 18:48
Login to post comments