Partia socialiste është kthyer në një grup deputetësh ‘ palaço’ që tallen përditë me shqiptarët.
Me hipokrizinë më të madhe dalin në kuvend e në media duke qarë hallet e popullit shqiptar, me veshje e këpucë nga më të shrenjtat, lekët e të cilave do të mjaftonin për të zgjidhur shumë nga hallet e popullit.
Duke filluar që nga Kryeministri me atletet e tij adidas, që një zot e di sa kushtuan e të cilat u bënë virale në internet dhe në mediat e huaja, tek makinat e tij luksoze ku e fundit ka kushtuar plotë 64.902.000 lekë të reja (me TVSH). Pritet që kryeministri i qejfeve të harxhoj plot para të tjera për makina luksi.
Por pas tij edhe e gjithë skuadra që e ndjek pas, ndjekin të njëjtin shembull me kostume nga më të shtrenjta duke filluar nga deputet Elisa Spiropali e Mimi Kodheli që shkojnë në parlament si në sfilatat e modës.Dhe makinat me çmimi marramendëse si deputeti socialist Sadri Abazi i cili ka deklaruar një automjet me vlerë 105 mijë euro. Vajza e tij, Adela Abazi, gjatë viti 2016 ka blerë një makinë me vlerë 6 mijë euro.
Deputeti i PS, Anastas Angjeli, disponon gjithashtu një makinë të shtrenjtë, me vlerë 40 mijë euro.
Edhe Erjon Braçe ka blerë një Mercedes Benz C Class të ri.
Bashkëshortja e Taulan Ballës ka blerë në vitin 2016 makinë me vlerë 869 919 lekë.
Ja veshjet dhe makinat e tyre: