Bejko: Grupet kundër Bashës, pa ide dhe me inate personale

Tuesday, 01 May 2018 18:34

Kreu i PD-së në Gjirokastër Roland Bejko, në një intevistë për SYRI.net është shprehur se persona apo grupe të vogla  brenda PD, që dalin kundër Bashës, kanë thjesht qejfmbejtje personale dhe nuk kanë asnjë program apo alternativë.

 ‘Ish-figura të larta të PD-së e kanë një çështje personale me kreun e PD-së. Statusi është shkaku për të ndërtuar parimin e tyre, një përplasje me Lulzim Bashën. E kam ndjekur me vëmendje debatin e zhvilluar me individë apo grupe të vogla në PD’, u shpreh Bejko.

Kryedemokrati i Gjirokastrës tha se ka vënë re mungesë serioziteti në deklaratat e këtyre individëve që kanë dalë kundër statutit. Madje ai i ka konsideruar si “grupe shumë të dobëta” krahasuar me të tjerë që kanë kundërshtuar më parë, të cilët së paku kanë pasur ide e programe politike.

‘Në ditët e sotme, shikojmë se më tepër debatet janë inatçore, për qejfmbejtje personale, për emrat në listat e deputetëve.

Ka rotacione dhe askush nuk është i përjetshëm. PD aktualisht ka një qarkullim elitash dhe këto nuk bëhen pa zhurmë. Basha e ka pranuar që ka bërë gabime dhe ka shtrirë dorën për ti hyrë garës në vota’, u shpreh në studion e SYRI.net, Ronald Bejko, kryetar i PD-së së Gjirokastrës.

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 18:57
Login to post comments