Tabaku: DASH konfirmon “ndërtimi dhe resortet sektori ku pastrohen paratë”

Tuesday, 01 May 2018 18:53

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një postimi në Facebook thotë se “Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmon atë çfarë opozita ka artikuluar për muaj me radhë se ndërtimi është sponsorizuar kryesisht dhe veçanërisht nga paratë e drogës”

Sipas deputetes së PD-së, “qeveria ka mbyllur sytë përballë pastrimit të parave në fushën e ndërtimit duke lejuar betonimin e parave të krimit të organizuar, që po sipas raportit, e ka vendin tonë strehën e tij të preferuar. Pasi siç edhe raporti i DASH vëren, ndonëse ka një ligj për të luftuar pastrimin e parave ai është inefektiv”.

Po kështu raporti i DASH vendos gishtin tregues mbi shkaqet e vërteta që kanë sjellë si pasojë pastrimin e parave.

“Shqipëria po gjeneron organizata të sofistikuara sa i takon krimit të organizuar duke përfshirë edhe drogën dhe trafikimin e saj, kontrabandën që favorizohet nga kontrollet e dobëta në doganë. Për rrjedhojë në një ekonomi informale, me para që vijnë nga jashtë në formën e remitancave e kanë shndërruar Shqipërinë në qendrën e operimit rajonal të krimit të organizuar dhe bazë të pastrimit të parave. Raporti është një tjetër provë e asaj çfarë qeveria dhe sejmenët e saj fshehin duke provuar edhe një herë vërtetësinë e akuzave dhe kauzës së ngritur nga opozita”,- sqaron Tabaku.

Postimi i plotë:

DASH e konfirmon “Ndërtimi dhe resortet sektori ku pastrohen paratë”

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmon atë çfarë opozita ka artikuluar për muaj me radhë se ndërtimi është sponsorizuar kryesisht dhe veçanërisht nga paratë e drogës. Ndërkohë që qeveria ka mbyllur sytë përballë pastrimit të parave në fushën e ndërtimit duke lejuar betonimin e parave të krimit të organizuar, që po sipas raportit, e ka vendin tonë strehën e tij të preferuar. Pasi siç edhe raporti i DASH vëren, ndonëse ka një ligj për të luftuar pastrimin e parave ai është inefektiv.

Po kështu raporti i DASH vendos gishtin tregues mbi shkaqet e vërteta që kanë sjellë si pasojë pastrimin e parave. Shqipëria po gjeneron organizata të sofistikuara sa i takon krimit të organizuar duke përfshirë edhe drogën dhe trafikimin e saj, kontrabandën që favorizohet nga kontrollet e dobëta në doganë. Për rrjedhojë në një ekonomi informale, me para që vijnë nga jashtë në formën e remitancave e kanë shndërruar Shqipërinë në qendrën e operimit rajonal të krimit të organizuar dhe bazë të pastrimit të parave.

Raporti është një tjetër provë e asaj çfarë qeveria dhe sejmenët e saj fshehin duke provuar edhe një herë vërtetësinë e akuzave dhe kauzës së ngritur nga opozita.

https://www.state.gov/documents/organization/278760.pdf

Login to post comments