Bylykbashi: Rama po bllokon procesin, Tahiri e kërcënon sa herë i afrohen prangat

Tuesday, 01 May 2018 18:57

Gjykata Kushtetuese është prej javësh jashtë funksionit pasi ka vetëm 4 anëtarë ,në një kohë që duhen 6 anëtarë për të hapur mbledhjen e 5 për të marrë vendime.

Kjo për opozitën ka një pasojë të rëndë , pasi qytetarët nuk marrin drejtësi dhe një shembull konkret është rasti i pronarëve, të cilët nuk kanë ku të godasin vendimet e qeverisë.

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi u shpreh se këto janë shkelje kushtetuese.  

“Këto janë shkelje kushtetuese, në të shkuarën gjykata kushtetuese ka vendosur dhe I ka rrëzuar akte të tilla qeverisë, po këtë nuk mund ta bëjë më gjykata kushtetuese. Nuk mund të ankohen më pronarët në gjykatën kushtetuese”, tha Oerd Bylykbashi, deputet i PD-së.

Por Gjykata Kushtetuese është vetëm një nga institucionet e bllokuara. Gjykata e Lartë është po në të njëjtën situatë ndërkohë që 8 institucione të reja të krijuara në kuadër të reformës në drejtësi ose nuk funksionojnë, ose janë ngritur pjesërisht, ose në rastin më të keq askush nuk mund të thotë se kur do të ngrihen edhe pse kanë kaluar 20 muaj nga miratimi i ndryshimeve kushtetuese.

“Nuk nis punën Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për të zhbllokuar gjykatën kushtetuese apo inspektorin e larte të drejtësisë. Gjykata Kushtetuese po bie e nuk ngrihet dot, nuk po plotësohet me anëtarë të tjerë. Gjykata e Lartë po kështu, nuk po ngrihet SPAK-u, nuk po zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm. Ne kemi Prokurorinë e Përkohshëm që është pa vetting, pse? Sepse nuk e bëjnë dot”, tha Bylykbashi

Ai paralajmëron se situata është problematike.

 “Jemi përpara një kolapsi të sistemit që po pamundëson bërjen e drejtësisë dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve të thjeshtë dhe kemi Edi Ramën nga ana tjetër, që po bllokon procesin nga ana tjetër për tu mbrojtur nga ato që do të dalin nga hetimi dhe gjykimi përfundimtar i çështjes Tahiri apo ministrave të tjerë.”

 “Qëllimi i Ramës është bllokimi i të gjithë këtyre institucioneve derisa ai të gjejë personat të cilët i duhen për ti vendosur aty. Në fund fare e ka për të konfirmuar që ai vetë nuk shkon para drejtësisë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë përfshi Saimir Tahirin ,që e kërcënon sa herë i afrohen prangat se do të flasë.”

Paralelisht me shqetësimin per kapjen e sistemit, opozita ka edhe shqetësimin se qytetaret nuk do te marrin dot drejtësi, pasi per shkak te vetingut do te kete mungesa ne radhët e gjyqtareve e prokuroreve mjaftueshëm, e ccështjet do të shtyhen ne pafundësi, problematike kjo që duhet të marrë zgjidhje sa më parë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...