Ministri i Jashtëm i Greqisë, Kotzias, nuk e ka fshehur të gjithë entuziazmin e tij në intervistën e dhënë për mediat greke kur foli për mundësinë e arritjes së një marrëveshje brenda muajit për ndarjen e detit me Shqipërinë.
Entuziast dhe ballëlartë para gazetarëve të vendit të tij ishte edhe kur tha se “në negociata nuk do të diskutohet për çështjen ‘Çame’ sepse ajo nuk ekziston”.
Kryediplomati grek lë të kuptohet kështu që çështja e cila duhet të konsiderohet si ‘thembra e Akilit’ për marrëdhëniet dypalëshe të dy popujve tanë është fshirë nga axhenda e përbashkët e zgjidhjeve të problemeve shekullore mes dy vendeve.
Kotzias tha se për Greqinë nuk ka fare “çështje çame” dhe se diskutimi i pronës ka të bëjë me “ligjin e famshëm të luftës” me Shqipërinë.
Siç duket Rama dhe ministri i tij Bushati nga ‘nxitimi’ për ta falur sa më parë detin e shqiptarëve dhe për të bërë pazare në kurriz të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të vendit tonë po bëjnë gjithçka për ta shitur përfundimisht Çamërinë.