Vetting për policët hallexhinj, po për kompanitë që marrin tenderat?

E mërkurë, 02 May 2018 11:18

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka kërkuar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale që Shqipëria e ka të domosdoshme bërjen e ligjit për ndalimin e investimeve nga kompanitë offshore. Nuk ka kuptim që një polic hallexhi të vettohet për rrogën që ka marrë, ndërsa një bisnes që sdihet nga vjen, të mos i hyjë gjemb në këmbë

Ja shënimi i plotë i ish ministrit

Britania vendosi të bëjë transparencën e kompanive offshore! Gjermanët e hodhën të parët këtë ide. Shqipëria jonë e ka domosdoshmëri bërjen e ligjit për ndalimin e investimeve nga kompanitë offshore! Kam 2 vite që e them, kërkoj dhe propozoj këtë gjë. Herët a vonë “offshorsat”, që janë ose do jenë këtu do të duhet të zbardhin letrat, jo më dhëmbët,

Nuk ka kuptim që një polic hallexhi të vettohet për rrogën që ka marrë, ndërsa një biskës që nuk dihet nga vjen, të mos i hyjë gjemb në këmbë. Megjithse ngul gjêmba në treg... Transparenca është baza e besueshmërisë.

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 11:58
Login to post comments