Pak minuta më parë ka filluar mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor Parlament “Tahiri”. Mbledhja nisi me një akuzë të kryetarit të Komisionit, Edi Paloka, drejtuar deputetes së Rilindjes, Ermonela Felaj, e cila mban postin e nënkryetares, se ka tentuar të vjedhë apo të uzurpojë pozicionin e kryetarit të Komisionit.
Pak ditë më parë Rama urdhëroi deputetët e tij të uzurponin drejtimin e komisionit duke shkelur haptazi ligjin për Komisionet Hetimore dhe Rregulloren e miratuar vetëm një javë më parë nga ky Komision.
Ky akt skandaloz dhe dhunim i rëndë i ligjit ka të bëjë vetëm me frikën që Rama ka prej një hetimi të pavarur dhe të plotë të çështjes së kanabizimit të vendit.
Komisioni hetimor “Për të kontrolluar veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën prokuroria po heton Saimir Tahiri, ish-Ministër i Brendshëm” është një tmerr për Kryeministrin, i cili ishte ideatori dhe drejtuesi i planit për shndërrimin e Shqipërisë në një ‘Kolumbi’ në mes të Evropës.