×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Votimet në OKB, Shqipëria nuk figuron ndër aleatët kryesorë të SHBA-së

E mërkurë, 02 May 2018 18:47

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley ka dorëzuar në Departamentit e Shtetit raportin për mënyrën se si shtetet kanë votuar në Asamble për rezoluta të ndryshme. Në raport është krahasuar vota e secilit shtet me votën e SHBA, çka e bën shumë të lehtë identifikimin e aleatëve të amerikanëve në OKB.

Shqipëria e konsideron SHBA-në aleat strategjik, por votimet në organizatë tregojnë për një ftohje të shpejtë të kësaj aleance. Politiko.al raporton se, në vitin 2016-të, votat e Shqipërisë dhe SHBA-së përputheshin në masën 75.3%, ndërkohë që në vitin 2017-të kjo përqindje ka rënë në 52.

Vota e Shqipërisë dhe SHBA në vitin 2016: 64-Njësoj; 21-Kundra; 14-Abstenime; 0-Mospjesëmarrje; 75.3%-Përputhja e votave

Votat e Shqipërisë dhe SHBA në vitin 2017: 35-Njësoj; 31-Kundra; 27-Abstenime; 0-Mospjesëmarrje; 52%-Përputhja e votave.

Ndonëse në 2017-n ka patur gjashtë votime më pak në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, rezolutat ku Tirana dhe Uashingtoni kanë patur të njëjtin qëndrim janë përgjysmuar. Gjithashtu, ka një rritje të konsiderueshme të votimeve të Shqipërisë që kanë qenë në linjë të kundërt me SHBA-në, si dhe momentet kur vendi ynë ka abstenuar dhe nuk ka dhënë një votë të qartë.

Më këto vota, Shqipëria renditet në vend të 17-të sa i përket qëndrimeve të njëjta me SHBA-në.

Aleatët më të fortë të SHBA-së në OKB janë:

Izraeli-94%

Mikronesia-72%

Kanadaja-69%

Australia-60%

Mbretëria e Bashkuar-60%

Franca-58%

Palau-56%

Republika Çeke-54%

Hungaria-54%

Polonia-54%

Ukraina-54%

Ambasadorja Haley ka theksuar se qeveria amerikane do të rishikojë ndihmat që jep për ato shtete që nuk e mbështesin në vendimet që merren në OKB.

Gjithsesi, duhet theksuar se Shqipëria së bashku me Kroacinë (52%) mbeten shtetet më pranë SHBA-së në Ballkan, me Serbinë (38%) që qëndron e fundit.

Shtetet që kanë përputhjen më të vogël të votave me SHBA-në janë Burundi (14%), Zimbabve (14%), Irani (15%), Siria (15%), Koreja e Veriut (16%), Turkmenistani (16%), Venezuela (16%), Bolivia (17%) dhe Kuba (17%).

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 21:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...