Rama dhe Xhafaj dalin blof.
Ish kryeministri Berisha i nxori hapur gënjeshtrat e tyre.
“Rama deklaroi se janë goditur 9 grupe kriminale pa cituar as dhe një grup të goditur, ndërsa Xhafaj e zbuti pak mashtrimin e Ramës dhe deklaroi se janë goditur 8 grupe të rrezikshme kriminale, duket ai kishte parasysh këtu grupet terroriste të xixëllonjave që e çmendin fare narkopolicinë.”, shkruan Berisha.
Askush nuk mund të jetë aq perfekt sa të aktrojë në përjetësi. Çdo gënjeshtër del një ditë, dhe e bukura është kur bien vetë brenda me këmbët e tyre. Ky është një dështim total i policisë dhe narkoshtetit.
“Aq sa mund të mbulosh diellin me shoshë po aq mund të mbulosh dështimin e plotë me Fatziun!” , thotë në mbyllje të fjalës së tij Berisha.