E turpshme/ Foli në Kuvendin Kombëtar të PD-së, policët bashkiakë i “sulen” biznesmenit

E mërkurë, 02 May 2018 21:23

Një tjetër denoncim  vjen nga ish-kryeministri Berisha. Kur kanë kaluar vetëm katër ditë nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku folën edhe qytetarë e biznesmenë për taksat e larta të Lali Lekut, vjen edhe hakmarrja e këtij të fundit.

Një nga personat që ka folur për taksat e kripura ka qenë edhe biznesmeni Petrit Gjepa, i cili kishte një biznes të vogël, policët bashkiakë kanë zbarkuar në pronën e tij.

Në foton e publikuar nga ish-kryeministri duket qartë hakmarrja e “horrave me uniformë të Lal Plehut” siç i quan Berisha.

Statusi i plotë

 

 

"Ja si hakmerren politikisht horrat me uniforme te Lal Plehut!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qyetarit dixhital. sb

“Pershendetje doktor Berisha ja si u sulen sot policet e bashkis tiron bisnesit te petrit gjepes pasi foli ne kuvendin kombetar te PD me deputeten Tabaku”"

 

Login to post comments