×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Dorëzohet Saimir Tahiri, merr vendimin e papritur LIVE

E Enjte, 03 May 2018 10:43

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duket se është dorëzuar më në fund, pasi ditën e sotme ka dorëzuar mandatin e deputetit.

Përmes një konference për mediat, ai ka bërë me dije se nuk do të jetë më deputet, ndërsa ka shtuar se është i gatshëm për çdo hetim.

Duket se Tahiri është dorëzuar ndaj presion gjerman, të cilët pak ditë më parë, iu ankuan kryeministrit Edi Rama lidhur me imunitetin e Tahirit.

Nga momenti që Tahiri nuk do të jetë më deputet, ai nuk do të ketë më imunitet, duke i hapur rrugën kështu edhe një arrestimit të mundshëm. "Unë deri në fund kur të bëhet drejtësia nuk do të jem më deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Që sot kjo nuk është ndeshja ime e fundit, por e para dhe do të vazhdoj prapë e prapë deri kur tja dal, nuk jam më deputet do të përballem me këdo se besoj e vërteta mjafton dhe është më e fortë se kushdo.

Unë nuk jam palaco, e nuk kam nevoje as për mandat e as për te qene deputet për tu përballur me palacot e politikes.

Me mua mund të merren do të duroj deri në fund, me familjen time janë marrë, mund të merren, do të bëjmë si do bëjmë, do të durojmë deri në fund.

Deri atëherë unë do te jem këtu patjetër se kjo nuk është ndeshja ime e fundit, është veç e para.", tha ai.

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 10:49
Login to post comments