×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Ndërrohen rolet... Rama shantazh Tahirit, e detyron të dal të sulmojë opozitën

E Enjte, 03 May 2018 10:32

“Kam mbajtur palaçot e politikës mbi kurriz”,- ka thënë ish-ministri Saimir Tahiri në një konferencë për shtyp në Kuvend.

Ndryshe nga sa pritej të tregonte diçka për urdhëruesit e tij, Tahiri tregoi se kishte marrë një mesazh të qartë nga Rama, për të bërë një sulm të paskrupullt ndaj opozitës.

Në “shënjestër” të Tahirit ishin mediat, liderët e pozitës dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, për të cilët ai tha se ishin iniciatorët e gjithë baltës që po i hidhej atij.

“Më tanë të pranoja se iniciator i trafikut të drogës është Rama, por unë nuk mund ta them këtë...”,- tha Tahiri në deklaratën e tij, duke i bërë kështu avokatinë kryeministrit.

“Opozita po qan se përse nuk jam futur unë në burg dhe sepse po pengoj unë integrimin në BE”,- tha më tej ai.

Kjo deklaratë për mediat e Tahirit vjen pas nisjes së punës intensive nga Komisioni Parlamentar që është ngritur për të hetuar aktivitetin e tij kur ka qenë Ministër i Brendshëm. 

Saimir Tahiri ka folur para mediave atë që kishte përgatitur të fliste në Parlament, por që tha se nuk pati mundësinë ta mbante atë fjalim.

“Këtë kam quajtur kur gjyqin ta bën djalli, e kam fjalën për gjyqin moral që bën raca që ka qeverisur e shkatërruar këtë vend për 25 vjet, për këtë gjyq e kam fjalën, se atë tjetrin e kam me drejtësinë. Për politikë ka vjedhur dhe prej politikës nuk është ndëshkuar, unë këtë nuk e pranoj. Më kanë thënë se më ka mbrojtur imuniteti, mandati i parlamentit, mazhoranca, Edi Rama, sado e kam thënë dhe përsëritur se as dua e as më duhet të më mbrojë askush dhe asgjë.

E prapë më kanë thënë se këto të gjitha bashkë më paskan shpëtuar nga arrestimi dhe burgu, e jo vetëm kaq, po tani dëgjoj që unë jam bërë pengesë për integrimin e Shqipërisë. 25 vjet mbushur me hajdutë që veç lekëve këtij populli i kanë vjedhur të ardhmen e fëmijëve, integrimin po ua pengoj unë.

Nëse ka një gjë që di si drita e diellit është që nga dita e parë e angazhimit tim dhe deri më sot jam përpjekur dhe besoj ia kam dalë në të paktën një gjë, unë nuk kam qenë kurrë e as nuk jam si këta. Kam 6 muaj që hesht, që dëgjoj akuza e gënjeshtra përtej çdo imagjinate. E them me vete mjerë njerëzit e shkretë që këta palaçot në politikë i dëgjojnë nga viti 1990 e këtej e nuk kanë faj që nuk lënë ekran pa pështyrë çdo të enjte. Unë kam 8 vjet në parlament e me duket sikur kam 80”,- tha Tahiri.

 

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 16:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...