Lënia e mandatit, Basha tregon 5 arsyet pse është pakt Tahiri-Rama

E Enjte, 03 May 2018 14:32

Për kreun e PD-së, Lulzim Bashën, lënia e mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri, nuk është asgjë tjetër vetëm vazhdim i lojës së tij dhe kryeministrit, për të mbrojtur njëri-tjetrin.

Basha thotë se kryeministri Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë një trup i vetëm për sa i përket aspektit ligjor, pasi nëse Tahiri del para drejtësisë, edhe Rama detyrohet të bëjë të njëjtën gjë.

Kreu i PD-së e ka qartë se nuk përbën asnjë ndryshim lënia e mandatit nga ana e Tahirit, pasi atij nuk ka se çfarë i duhet imuniteti parlamentar.

Basha, përmes një statusi të gjatë në Facebook, shkruan më tej, se Tahirit nuk ka çfarë i duhet imuniteti i deputetit, përsa kohë  i bën shantazh Ramës për aferat e tij korruptive dhe familjare.

Kreu i PD-së e di shumë mirë se lëvizja e Tahirit dhe Ramës është vetëm një lojë politike, pas presionit të shtetit gjerman pak ditë më parë.

Lideri i Opozitës shprehet se Rama do ta mbrojë Tahirin, pasi kështu mbron veten.

Për të arritur këtë qëllim , Basha shkruan se kryeministri ka futur nën kontroll të plotë Prokurorinë.

Por sa do ia dalë Ramë t’i shkojë deri në fund këtij skenari që ngjan me serialet mafioze?

Kreu i PD-së, Lulzim Basha mendon se Rama nuk i mashtron dot shqiptarët, aq më tepër faktorin ndërkombëtar.  

Reagimi Plotë:

Rama-Tahiri: vazhdon loja.

  1. 1. Dorëzimi i mandatit nga Saimir Tahiri është vazhdim i paktit Rama-Tahiri. Është fakt se dorëheqja nga mandati erdhi pas presionit direkt që iu bë Edi Ramës në Berlin, ku iu tha se është e patolerueshme mbrojtja politike që i bëhet Saimir Tahirit me imunitet parlamentar kundër veprimeve të drejtësisë. Ky është akt hileqar për të mashtruar partnerët se gjoja Saimir Tahiri nuk ka imunitet politik dhe se gjithçka është në dorën e prokurorisë.
  2. 2. Më 19 prill Saimir Tahiri mori pjesë në seancë plenare pas 6 muajve mungesë për të shpëtuar mandatin e deputetit. Çfarë ndryshoi këto dy javë? Asgjë, përveç vizitës së Ramës në Berlin dhe premtimit se do ta zgjidhte problemin e imunitetit të Saimir Tahirit. Dorëzimi i mandatit është konfirmim se është Edi Rama ai që e ka mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë Saimir Tahirin dhe se kjo është loja e të dyve bashkë për të mbyllur dosjen “Tahiri”.
  3. 3. Saimir Tahirit nuk i duhet imuniteti parlamentar përsa kohë ai shantazhon kryeministrin me aferat e tij korruptive dhe lidhjet kriminale të familjes së tij. Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë një subjekt i vetëm, kur bëhet fjalë që Tahiri të dalë përpara drejtësisë: nëse Tahiri del para drejtësisë, Edi Rama del para drejtësisë. Nëse Saimir Tahiri është i lirë, Rama është i lirë.
  4. 4. Dorëzimi i mandatit të Saimir Tahirit është manovër politike pasi Edi Rama ka futur nën kontroll të plotë Prokurorinë, të cilën e përdor si dhe sa herë t’i duhet për të mbrojtur pushtetin e vet kriminal.
  5. 5. Dorëzimi i mandatit të Tahirit nuk e shpëton Edi Ramën. Ai e di se asnjë manovër si kjo me largimin e Tahirit nga Parlamenti nuk i mashtron dot shqiptarët dhe faktorin ndërkombëtar. Mbrojtja e Ramës për Tahirin është ndëshkim për Shqipërinë, sikundër mungesa e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga pengesat kryesore për hapjen e negociatave të anëtarësimit. /55News.al/
Modifikuar më Premte, 04 May 2018 09:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...