Tahiri pa mandat/ Flamur Noka: Komisioni vijon punën për shkaqet e kanabizimit

E Enjte, 03 May 2018 15:02

Saimir Tahiri ka dorëzuar sot mandatin e deputetit, akt që e kthen në qytetar të thjeshtë, pa mburojë të posaçme juridike para Prokurorisë dhe Gjykatës. Në rast të një arrestimi eventual të ish-deputetit socialist, çfarë ndodh me Komisionin parlamentar ‘Tahiri’ të ngritur me nismën dhe kërkesën e opozitës? A bëhet i panevojshëm ky Komision duke e çuar në nul aktivitetin e tij?

Flamur Noka, anëtar i këtij Komisioni, mendon të kundërtën. I kontaktuar nga Politiko.al, deputeti demokrat sqaron se Komisioni do të vazhdojë punën pa ndërprerje, edhe në rast të arrestimit të Saimir Tahirit. “Nuk ka mospërputhshmëri mes punës së Komisionit dhe aktivitetit të Prokurorisë”, sqaron ai duke shtuar se puna e Komisionit  nuk përplaset me atë të organeve të drejtësisë, sepse misionet janë të ndryshme.

Deputeti i opozitës shpjegon se Komisioni është ngritur për të kërkuar shkaqet e kanabizimit të vendit dhe përfshirjen në të të një funksionari të lartë shtetëror, siç është ish-ministrit Tahiri. “Çdo fakt apo grup faktesh ne ia dorëzojmë Prokurorisë, por qëllimi i Komisionit shkon përtej Saimir Tahirit”. Noka shton se Komisioni parlamentar është një mekanizëm kushtetues që ka opozita dhe mund të ngrihet për dy arsye: për një çështje apo hetimin e personave me imunitet parlament. /Politiko.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...