Lumi Drin, i cili përshkon qytetin e Lezhës mund të ishte një atraksion më vete për turistët në Lezhë, por edhe mundësi shumë e mirë për gjenerimin e të ardhurave për bizneset në qytet.
Përfitim nga i cili vendi do të merrte goxha të ardhura pengohet jashtëzakonisht shumë nga ndotja në të dy brigjet e tij.
Nga ana tjetër ky problem shton edhe rrezikshmëri në jetën e qytetarëve pasi mbeturinat dhe ajri i ndotur janë shumë të dëmshme për shëndetin.
Ndërsa shkatërruesit e kësaj pasurie s’kanë të ndalur, vendosja para përgjegjësisë të këtyre dëmtuesve as që është shqetësim në mendjen e personave përgjegjës.