Dalja e Sajmir Tahirit në konferencë për shtyp, ku lajmëroi dorëzimin e mandatit të deputetit, vjen si një tjetër provë se ai me Ramën janë të pandashëm në narko-trafik.
Në këtë dalje, po të shihet me kujdes, jo vetëm gjestura si klon i Ramës, por edhe përmbajtja e fjalimit, rezulton se Tahiri kishte si sufler Edi Ramën në atë konferencë. Fjalimi që lexoi ishte, si në leksik ashtu edhe në gjuhën politike, një fjalor i përdorur nga kryeministri.
Kjo shfaqje e Tahirit, ndonëse duket si dorëzim i imunitetit, në fakt konfirmoi vazhdimësinë e një super-imuniteti që i ofron qenia e Ramës si kryeministër. Ai mund të mos jetë më deputet, mund edhe të përndiqet e arrestohet por nëse realisht do të kishim dorën e shtetit ligjor, Tahiri i sinqertë do të shante të parin Ramën, dhe jo vargun e kundërshtarëve të këtij të fundit.