Opozita e bashkuar ka paralajmëruar sot përshkallëzim të protestave.
Në Vorë ka ndodhur edhe grumbullimi i parë i qytetarëve, ku do të jetë i pranishëm edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Siç edhe kanë njoftuar një ditë më parë, protestuesit do të bllokojnë katër akse kryesore të vendit nga ora 10:00 deri në orën 13:00.
Akset e bllokuara do të jenë, kryqëzimi i Milotit, që lidh Tiranën me Shkodrën, por dhe Rrugën e Kombit me Tiranën dhe Durrësin.
Gjithashtu do bllokohet kryqëzimi i Çermës në Lushnjë, që paralizon lëvizjen në jug të vendit, kryqëzimi i Vorës, si dhe kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan, ku do të shkojë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.