Shehu i përgjigjet Ramës: Nuk e tremb dot opozitën duke e kërcënuar me arrestime

Saturday, 05 May 2018 10:01

Ironisë së kryeministrit Rama me opozitën për dorëheqjen e Saimir Tahirit nga mandati i deputetit si dhe arrestimin e Arbër Çekajt në Gjermani, i është përgjigjur deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, nëpërmjet një statusi në Facebook.

Sipas Shehut, Rama mund të kërcënojë opozitën me refrenin e arrestimeve, por nuk e tremb dot atë. 

Ndër të tjera deputeti thekson se, Rama duhet të pastrojë institucionet nga krimi dhe korrrupsioni, duke e lenë drejtësinë të veprojë e lirë.

Statusi i Tritan Shehut:

Z. Kryeminister, refrenin e “arrestimeve” po e ktheni ne nje “iso” shume monotone, te merziteshme dhe pa fund, qe po i ngjan asaj fabules me ujkun...!

Se pari besoj se e dini, qe nuk eshte Kryeministri ai qe arreston a burgos, pra mos kerkoni te “vishni togen” e prokurorit e gjykatesit, sic po perpiqeni te beni, per te kontrolluar drejtesine.

Ju mund te beni dicka, te mos pengoni drejtesine, t’i hapni rruge asaj, te pastroni institucionet qe varen nga ju, nga krimi e korrupsioni.

Ndersa ju dje duke abuzuar me termin “arrestim”, i “kercelluat” dhembet opozites; ju hakerryet asaj se do te kete te tjera!!!

Aferim, nqs ju do ndihmoni qe sa me shume fajtore te ndeshkohen, kushdo qofshin keta, por fatkeqesisht nuk po shoh dicka te tille, perkundrazi.

Deri me tashti nuk ka ndodhur asgje per tu shenuar; permendet nje transportues qe u ndalua ne Gjermani, vertet kujtoni se dikush mund ta besoje se 180 M Euro kokaine erdhen ketu vecse “ai u be garant”!

Per me shume nuk duhet harruar dekonspirimi e shkaterrimi i atij operacioni ne vendin tone....

Permendet arrestimet ne Turqi e Spanje, perseri nga policite e atyshme, mos u mburrni me cfare nuk ju perket, por kerkoni policise sone te zbuloje se kush jane “perfituesit” e tyre ne Shqiperi....dhe ketu jane.

Ju e dini gjithashtu Z.Kryeminister se deri me sot nuk eshte denuar asnje nga pergjegjegjesit e administratoret e kanabizimit te vendit, pervec disa fshatareve gjynahqare!

I keni akoma ne zyrat e tyre ata Kryetare Bashkish, shefa komisariatesh, drejtues policie, ofiqare, nxites e perfitues direkt te asaj vepre kriminale, me e renda, me masivja e me e rrezikeshmja, qe vendi yne ka pesuar ndonjehere.

Disa nga ata jua kam permendur edhe une, me emra e mbiemra, asnje reagim.

Kam qene nder te paret qe ngrita zerin kunder kanabizimit te vendit e pasojave shkatrimtare afat gjate, qe do te sillte ky krim monstruoz, ashtu ndodhi.

Atehere ju heshtet dhe vazhdoni...

Ndersa sot ju kercenoni opoziten, por nuk mund ta trembni dot; me mire rikolaudoni shenjestren tuaj e kthejeni aty ku duhet, brenda intitucioneve tuaja.

Dhe kjo nuk vlen vetem per kanabisin, per kriminalizimin e tyre, por dhe per permbytjen tragjike me korrupsionin me te gjere e me te thelle, qe ky vend ka njohur ndonjere, duke brejtur trupin e tij si nje kancer.

Modifikuar më Saturday, 05 May 2018 10:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...