Kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me ligjin për strehimin social, I miratuar vetëm me votat e mazhorancës dhe pa marrë parasysh propozimet e opozitës.
Përmes një postimi në rrjetin social “facebook” Vasili shprehet se ndërsa oligarkëve u jepen qindra miliona euro konçensione, 99 % e shqiptarëve janë pa strehim.
Postimi i plotë:
Strehimi social, farsa oligarkike dhe 99% e shqiptareve pa strehim.
Qeveria gajasi dynjane e tha qe do tu merrte ca metra katror ndertuesve per strehimin social dhe kjo ishte zgjidhja e madhe.
Me nje fjale qeveria edhe oligarket do ti shkaterronte dhe njerezve ne nevoje do tu zgjidhte hallin per banimin.
Qeveria thote qe do tu marre ndertuesve rreth 45 mije meter katror ne tre vjet pra rreth 200 apartamente ne vit.
Mesatarja e martesave ne vit ne Shqiperi eshte mbi 22 mije martesa.
Medemek 1% te nevojave qeveria do ta zgjidhe me keta oligarket, po 99% te tjeret si do ta zgjidhin?Apo do jene ne dore te zotit.
Pra per 99% qeveria s'mban pergjegjesi fare,s'ka asnje strategji dhe duke u rritur taksat anembane e ardhmja e tyre eshte e paravendosur qe te jetojne me dhjetra banore ne nje apartament shume më zi se edhe ne kohen e partise se punes.
Sa per oligarket qeveria, qe u ka dhene qindra milion euro koncesione tani ben sikur po u heq nje qime, qe do ta paraqise si tra.
Qindra milionat e koncesioneve mjaftojne per mijra banesa per mijra shqiptare.
Le tua heqe koncesionet qeveria oligarkeve dhe problemi i strehimit eshte i zgjidhur.
Farse komike ne pamje por tragjike ne permbajtje ideologjia e se ciles nuk eshte as e majte dhe as e djathte por eshte thjesht farsa e hajduteve ne pushtet.
Shqiptaret jane pa drejtim ##