Bashkia Tiranë, miliona euro në tendera të dyshimtë për...

Saturday, 05 May 2018 14:58

Tenderat e dyshimtë në ndërtimet e Bashkisë së Tiranës po shtohen gjithmonë e më shumë. Këtë herë bëhet fjalë për tenderin 2,5 milionë euro që Bashkia e Tiranës ja ka dhënë Albstar shpk, kompanisë që po ndërton stadiumin e ri kombëtar, për ndërtimin e parkimit nëntokësor në Sheshin Italia, para stadiumit. I gjithë ndërtimi do të financohet nga buxheti i Bashkisë.

Ky tender është zhvilluar në 18 dhjetor 2017 dhe kontrata është lidhur në 11 janar 2018. Parkimi do të ketë 196 vende të ndara në dy nivele, niveli i parë 92 vende dhe niveli i dytë 104 vende.

Tenderi për zgjedhjen e Albstar ka përsëritur të njëjtën formulë që përdoret rëndom për të “përzgjedhur” me tender fitues të paracaktuar.

Në garën për  tender kanë marrë pjesë 6 kompani. Pesë kompani janë skualifikuar nga komisioni i tenderit i Bashkisë Tiranë për mosplotësim të kushteve teknike, duke lënë kështu fitues automatik të tenderit kompaninë Albastar shpk. Katër nga pesë kompanitë e skualifikuara kishin ofertë financiare më të ulët se Albstar dhe përvojë të gjerë në fushën e ndërtimin.

Kompania Albstar u bë fillimisht e njohur për publikun kur ajo u përzgjodh nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe qeveria shqiptare si projektuese, financuese dhe ndërtuese e stadiumit të ri kombëtar, përmes një procedure të dyshimtë në mos të paligjshme sikurse kemi shpjeguar më parë këtu dhe këtu.

Projektimi i parkimit ka kushtuar rreth 7,6 milionë lekë, afërsisht 57 mijë euro dhe është financuar, gjithashtu nga buxheti i Bashkisë Tiranë. Ky projektim është realizuar nga klientë të zakonshëm të qeverisë Rama, të cilët ndër të tjera kanë projektuar dhe mbikqyrur ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar.

Sfera Studio e Artan Shkrelit, ish-këshilltarit të Ramës në mandatin e parë dhe, tani zëvendës ministër i energjisë dhe Marco Casamonti i firmës Archea Associati, projektues i stadiumit të ri kombëtar për llogari të Albstar shpk, janë projektuesit kryesorë të parkimit.

Pjesë e këtij ekipi është edhe Ave Counsulting, kompania e Arben Dervishaj, shefi i sektorit të infrastrukturës sportive në FSHF dhe supervizori i ndërtimit të stadiumit të ri—me gjasa në konflikt të hapur interesi, pasi ai duhet të supervizojë Albstarin në ndërtimin e stadiumit, ndërkohë që në projektin e parkimit do të jetë bashkëpunëtor me Albstar.

Projektimi i punimeve hidroteknike është bërë nga Alket Kumaraku, ndërsa i punimeve që lidhen me mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin janë bërë nga Artan Dersha—të dy kanë qenë pjesë e ekipit të studios Atelier 4, bashkëprojektuese e stadiumit të ri kombëtar me Casamontin, dhe përfituese e shumë projekteve të tjera të “rilindjes urbane”.

Ndërkohë, mbikqyrja e punimeve, me kosto rreth 2,4 milionë lekë, afërsisht 16 mijë euro, i është dhënë firmës Zenith&Co shpk, e cila është pjesë e konsorciumit që ka fituar ndërtimin e shkollave të para me PPP nga Bashkia Tiranë, së bashku me AgiCons dhe MET Engineering. Në mënyrë kurioze, Zenith&Co është nën hetim nga prokuroria në dosjen e famshme të autostradës Tiranë-Elbasan për të cilën po hetohen edhe ish-drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Andi Toma dhe Dashamir Xhika.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...