×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Vendi vakant/ Kush do t’i zërë karrigen ish-ministrit socialist që akuzohet për trafik droge?

Hënë, 07 May 2018 10:20

Sot dorëzohet kërkesa për të shpallur vakant mandatin e deputetit nga i cili hoqi dorë Saimir Tahiri. Mësohet se kërkesa do të dorëzohet nga Kuvendi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

 

 

Procedura do të firmoset nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, që do të pasohet nga hallkat e tjera ligjore siç është zëvendësimi i Tahirit, me pasuesin e tij në listën zgjedhore, që është Spartak Braho.

Kodi Zgjedhor, neni 164 thekson se: “Në rastin se deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin, për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast, Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës. Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të Këshillit të Bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike, në zonën zgjedhore përkatëse".

Braho ishte i 19-ti në listën e PS-së për Tiranën, por ai ka marrë një post tjetër si këshilltar.

Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit pas hetimeve ndaj tij, të nisura nga prokuroria me dyshimet si i përfshirë në trafik droge me bandën “Habilaj”.

Login to post comments