×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Joshja e Erdoganit në Shqipëri prek edhe gazetarët

Hënë, 07 May 2018 13:30

Prej vitesh ndikimi dhe influenca në Ballkan e “sulltanit” Erdogan, i cili ëndërron krijimin e sulltanatit osman, ka kohë që është i ndjeshëm dhe i fortë, por që është lexuar qartë.

Edhe në Shqipëri, qarqe të caktuara kohët e fundit kanë nisur të jenë tepër aktivë në të gjithë sektorët publikë, për të nxitur politikën e tyre të osmanizimit.

Joshja dhe ndikimi nuk kanë kursyer as qarqe të caktuara në media, të cilat janë bërë pjesë e kësaj loje, të shtyrë edhe nga favore personale dhe materiale.

Kohët e fundit ka nisur të marrë jetë edhe një lloj lobimi proturk, i cili synon reklamimin nën reshta të influencës dhe kulturës turke.

E ku më mirë se sa në media mund të pasqyrohet e kamufluar kjo gjë, prandaj për këtë “mjeshtërat” turq të Erdoganit, me shërbim në Shqipëri, kanë nisur miqësimin dhe rekrutimin edhe me gazetarët.

Kjo gjoja me justifikimin, e aktiviteteve të përbashkëta sidomos të karakterit ekonomik dhe kulturor, që mund të kulmojë me krijimin e një klubi që ka për synim t’i gjezdisë dhe trajnojë gazetarët, apo t’u bëjë atyre të tjera dhurata të çmuara.

Por ajo që është për të ardhur keq, është fakti se nuk vihet re asnjë përpjekje e ambasadores së BE-së në Shqipëri, Vlahutin, e cila ka të gjithë të drejtën e vendit, që ta krijojë këtë lobim për shkak se nuk përputhet me interesat e vendit tonë që shikojnë drejt Perëndimit dhe Europës së Bashkuar./55news.al/

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 13:32
Login to post comments