×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Dy fytyrësia e Ramës: Ndryshe te taksat dhe Rruga e Kombit, ndryshe te Bulevardi i ri

Hënë, 07 May 2018 12:03

Rama është “i famshëm” për hipokrizinë dhe dyfytyrësinë e tij, por tani lojën me dy standarde po e ndjek edhe me punët publike, investimet, taksat dhe zonat e ndryshme të Shqipërisë.

Kjo lloj forme sjelljeje dhe reagimi po ndiqet mot a mot edhe nga të gjitha strukturat e qeverisë “Rama”, ku sjellja me dy standarde kuptohet kudo.  

Por realisht, qeverisja socialiste e ka nisur mandatin e dytë me shumë vështirësi, çka ka bërë që ata të kthejnë shpesh sytë pas e të krahasohen me ish-qeverinë e Partisë Demokratike.

Interesant është fakti se sa herë përballen me probleme, socialistët preferojnë të thonë se po ndjekin atë që do kishin bërë demokratët. 

Kështu thanë kur u bë protesta në Rrugën e Kombit, kur deklaruan se vendosja e tarifës ishte një projekt i demokratëve.

Po kështu deklaruan edhe kur biznesi i vogël u ngrit në protesta për përfshirjen në skemën e TVSH-së.

Për ironi, një ditë më parë, kur u përurua sërish për të disatën herë një pjesë e Bulevardit të Ri, ata e sulmuan ashpër kundërshtarin.

Pse të mos i njihnin atij meritat për nisjen e këtij projekti dhe të pranonin se ai u bllokua për shumë kohë pa asnjë arsye të fortë?

Login to post comments