Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Komunikimit dhe Kulturës po zhvillon një seancë dëgjimore në lidhje me ccështjen e Teatrit. Por situata është acaruar dhe deputetët kanë lëshuar akuza në drejtim të Ministres Kumbaro.
Albana Vokshi bëri thirrje për të disatën herë “Të mos i lejojmë paratë e drogës të shkatërrojnë Teatrin” ndërkohë që i ka thënë Kumbaros që të shkojë dhe të përqafojë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Kjo deklaratë vjen pas pjesëmarrjes së Tahirit në Kuvend, ku ministrja nuk u kursye me përqafime me të.
Cilat ishin fjalët në vesh të saj me Saimirin mbetet ende e pazbuluar.
Ndërkohë, në fotot e mëposhtme, vërehet deputetja Mimi Kodheli, ministret Lindita Nikolla dhe Mirela Kumbaro që përqafojnë Tahirin