Sot u mblodh Komisioni i Kulturës ku u diskutua për godinën e Teatrit Kombëtar.
Mirëpo, që në nisje të saj, mbledhja është shoqëruar me debate dhe tone të larta.
Teksa deputetja e LSI-së, Kjedi Mehmetaj, fliste për Teatrin dhe kërkoi që të ndryshohet ligji, deputetët e PS-së i janë drejtuar duke i thënë: “Pusho se je e vogël”.
Deputeti socialist Fidel Ylli, iu drejtua Mehmetit duke i thënë: “Mos na mëso ne se çfarë duam të bëjmë”.
Më tej Mehmetaj me tone të larta iu kundërpërgjigj deputetëve socialistë: “Qesharakë jeni ju, arrogantë jeni ju. Kujtohuni çfarë i keni bërë këtij vendi...”.
Ndërsa deputeti i PS-së, Besnik Bare, para se të braktiste mbledhjen, u shpreh: “Vetëm Komision Kulture nuk mund të quhet”.
Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj, është shprehur se mazhoranca nuk ka moral politik ti kërkojë opozitës pjesëmarrje në komision, kur arsyeja kryesore e mospjesëmarrjes është pikërisht kjo qeveri, e cila ka shkelur të drejtat e njeriut , duke burgosur njerëz që protestojnë për një koncesion korruptiv.
“ Ju keni qëllim vetëm të përfitoni koncesione të reja nga ky ligj, pasi mezi pritet të mungonte opozita që ta votoni me shpejtësi të rrufeshme. Kemi bërë dëgjesa të gjata për ligjin, kemi dëgjuar ekspertë më të zotë se ata që kanë hartuar ligjin, ekspertë me vite eksperience në kurriz, të cilët kanë kundërshtuar pjesë të ndryshme të ligjit.”-është shprehur Mehmetaj.
Mehmetaj ka akuzuar mazhorancën se ka shkatërruar të vetmen vlerë kombëtare me koncesione që po bëhen me paratë e drogës dhe korrupsionit.
“Ju ka veshur sytë arroganca. Parlamenti nuk është i juaji. Eshte i shqiptarëve dhe nuk do ju lejojmë të vazhdoni të shkaterroni Shqipërinë.