×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Deputetët holandezë Ramës, mos përdor Rusinë si alibi për zgjerimin

Hënë, 07 May 2018 14:22

8 deputetë holandezë kanë mbërritur në Shqipëri, kur ka mbetur thuajse 1 muaj para datës kur do të votohet në Parlamentin Europian, nëse Shqipëria do t’i hapë apo jo negociatat.

Këta deputetë do t’i raportojnë parlamentit të tyre lidhur me situatën por edhe do realizojnë një sërë takimesh.

Rama, Basha, ministri Bushati janë aktualisht në axhendën e holandezëve.

Vendimet e vendeve në BE janë thelbësore për Shqipërinë, pasi vetëm nëse një prej tyre vendosur kundër, Shqipëria do të duhet të bëjë ende rrugë deri në hapjen e negociatave.

Nga ana tjetër deputetët gjermanë janë të rezervuar sa i përket hapjes së negociatave, mes të cilëve kreu i Komisionit Parlamentar për Çështjet e BE-së, Gunther Krichbaum tha se është e parakohshme për Shqipërinë.

 

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 14:44
Login to post comments