Një grup deputetësh të opozitës sapo kanë përfunduan takimin me 8 deputetët holandezë, “faktembledhësit” që do t’i raportojnë parlamentit të Holandës nëse Shqipëria është gati për hapjen e negociatave me BE-në.
Një prej përfaqësuesve të opozitës, Jorida Tabaku, në këtë takim theksoi se ” opozita mbështeti hapjen e negociatave dhe u kërkoi që ata të bëjnë të njëjtën gjë në parlamentin e tyre.
Ata kanë shqetësime që janë shprehur edhe në raportet e Policisë holandeze, por synimi ynë ka qenë që këto çështje të monitorohen dhe të ndiqen nga afër. Qëndrimi ynë ishte unanim për hapjen e negociatave. Ata kishin shqetësim rritjen e krimit, rritjen e korrupsionit…
Ne jemi optimistë, opozita do ta mbështesë këtë proces, të tjerat i takojnë qeverisë.”