Brenda kësaj jave Prokuroria e Krimeve të Rënda do të thërrasë për të dëshmuar ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahirin.
Sipas burimeve ish-ministri i brendshëm do të pyetet për lëvizjet e tij në Itali dhe Greqi, gjatë viteve 2014-2015.
Sipas prokurorisë në të dyja udhëtimet, ai ka përdorur automjetin tip “Audi”, të cilin ua kishte shitur Habilajve, përpara se të emërohej ministër.
Nga provat e administruara prej prokurorisë ish-ministri gjatë kohës që ka qenë në detyrë ka përdorur “Audin” me targa të pandryshuara në këto udhëtime.
Nga ana tjetër, nuk është konfirmuar nëse Prokuroria do të kërkojë në gjykatë vlerësim masë arresti apo do të vijojë me hetimin në gjendje të lirë.