Deputeti i PD dhe kreu i Departamentit të Shëndetësisë, por që ka mbajtur dhe postin e MSH, ka reaguar dje sa i përket njoftimin të Fondi i Sigurimeve Shëndetësore për listën e barnave të rimbursueshme.
Përmes një reagimi në statusin e tij në FB, zoti Shehu pohon se kryeministri Rama dhe qeveria e tij po dëmtojnë rëndë shëndetin e qytetarëve dhe se e gjitha është një bllof.
Ja postimi i Tritan Shehut në FB
“Shëndeti i qytetareve dëmtohet rëndë, e Kryeministri del “bllof” nga "Kufizimet" e publikuara për listën e medikamenteve te rimbursueshme.
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore befasisht njoftoi dhe futi ne fuqi një liste te gjate te "Kufizimeve" për barnat e rimbursueshme.
Kështu menjëherë qindra paciente duhet te ndërpresin mjekimin qe po marrin me preparate e për patologji te ndryshme, për tu trajtuar me tej me medikamente te tjera, me pak te efektshme.
Dhe kjo kërkohet te behet brenda ditës.
Pa llogaritur këtu ata paciente, qe duhet ta fillonin një mjekim te tille.
Kryeministri disa dite me pare deklaroi se po paraqitet një liste e rambursueshme barnash, me e gjere se e kaluara”.
“Ne fakt është e kundërta:
1.Te 36 shtesat, qe ai foli janë kryesisht ne alternativa e jo principe aktive.
2."Kufizimet" janë te tilla sa qe realisht e dëmtojnë rende ketë liste, qe edhe sic ishte, ishte tejet e varfër dhe e pa mjaftueshme për nje mjekim te përshtatshëm.
Ne radhe te pare nga këto "kufizime" prekin indikacionet e barnave biologjike, duke u ulur ndjeshëm numri i sëmundjeve, komplikacioneve e i moshave, qe mbuloheshin nga rimbursimi i tyre. Një pjese hiqen krejtësisht nga te rriturit duke mbetur vetëm për fëmijët. Po kështu ka dhe shume medikamente te tjerë, qe kufizohen ne diagnoze, doza ditore etj, duke dëmtuar trajtimin e te sëmuret me sëmundje te zemrës, vaskulare, diabetike, artritike, gastroenterologjike, psoriazis etj, etj. Pra janë me qindra te sëmurët, qe përjashtohen nga përdorimi i këtyre preparateve.
Pa folur këtu për problemin tjetër, cilësinë e medikamenteve qe qarkullojnë te ne, origjinën e tyre, pra për sigurinë medikamentoze. Nga e gjithë kjo "bëmë" pa asnjë dyshim dëmtohet rende trajtimi e shëndeti i pacienteve e qytetareve. Kjo është “Mjekësia Falas”!”-përfundon postimi në FB i Tritan Shehut.