Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka sqaruar debatin e ndodhur paraditen e sotme në Komisionin e Medias, gjatë seancës dëgjimore me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, në lidhje me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Opozita i kërkoi ministres llogari për Teatrin, por ky debat kali në fyerje, pasi deputeti socialist Fidel Ylli deputeten Albana Vokshi.
E ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, deputetja Vokshi sqaroi kërkesat e kolegëve të saj opozitare sa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar.
“Artistët dërguan ftesa për të gjithë deputetët. Ne i bëmë thirrje anëtarëve të komisionit që të bashkoheshin me ne dhe të takonim artistët. Ne duam të përsërisim vendimin e grupit parlamentar të PD dhe qëndrimit të këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak, sa i takon vendimit për tjetërsimin e proces që i përket artistëve. Ne vazhdojmë ta ndjekim nga afër çështjen e Teatrit, edhe pse ka një mungesë transparence nga qeveria. E vetmja lëvizje e dukshme ishte vendimi në Këshillin Bashkiak, dhe sa i takon pjesës tjetër ka mungesë transparence.
Kjo të bën të mendosh se është një tjetër aferë korruptive. Po shkatërrohet trashëgimia e Teatrit Kombëtar. Rama ka tentuar të erë duart tek Teatri që në vitin 1998 , kur ishte te Ministria e Kulturës. Pjesa më e madhe janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje. Por si kudo, edhe mes tyre ka devijanca. Ajo që dua të shtoj se qeveria nuk i ka dëgjuar asnjëherë. Njëherë thotë ka një koncept-ide për teatrin Kombëtar, njëherë thonë projekt. Mendoni si po tentohet të mbytet trashëgimia shqiptare, kultura shqiptare nga paratë e drogës”, u shpreh Albana Vokshi.
Aktorët dhe sindikatat në mbrojtje të të drejtave të tyre, janë bashkuar në një kauzë në mbrojtje të godinës së TK.
“Së bashku mund t’u themi JO arrogancës së politikanëve dhe oligarkëve! Së bashku qëndrojmë në këmbë! Të ndarë rrëzohemi!”. Kjo është thirrja që Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit, si dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, u kanë drejtuar gjithë shqiptarëve.
Më herët artistët të mbështetur edhe nga qytetarët e shumtë kanë nisur mbledhjen e firmave kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ndërsa i kanë dërguar edhe një letër ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.