(Video) Rama arogant ndaj lezhjanit që i tha se me këtë shëndetësi vdes po s’pate lekë

Hënë, 07 May 2018 20:57

Në takimin e kryeministrit Rama në Lezhë ka pasur edhe përplasje me popuullin. Një qytetar është shprehur se populli vuante për shkak të rrugëve dhe shëndetësisë.

REPLIKAT

Qytetari: Populli ka shumë halle

Rama: Popullin lëre se është gjë e madhe fol për vete se në emër të popullit e ke vështirë.

Qytetari: Pjese e popullit jam dhe unë.

Rama: Pse unë ca jam unë apo pjesëtar i…?

Qytetari: Ju jeni Zoti 2 se i pari është në qiell, për shumë njerez…s’të ndjeva duke fol, për fshatin, bujqësinë, qumeshtin që e japim e s’marrim lekë fare. Edhe për shendetësinë e di që s’është falas nëse është për ju, për popullion e për njerun e thjeshte është me lekë shumë bile ose vdes ai që s’ka lekë. Edhe për arsimin, për hesapin tem shkollat e mesme gjimnazet që janë në fshatra s’duhet të jenë gjimnaze, pse mos bëhen shkollat e fshatrave profesionale? Profesionistat janë në shpi e të paaftit në punë.

Të gjitha këto që fole për popullin e thjeshtë është mangut

Rama: Konkretisht?

Qytetari: Në radhë të parë, fshatari s’ka rrugë, ska punë, tokën e kanë marrë të ardhurit, ne kemi tokë sa për të mbijetuar. Këto prona që jemi pronarë s’na njeh kush. Pak kryeministra mendojnë për popullin dhe njeriun e thjeshtë.

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 21:02

Video

Login to post comments