Kinezi 1… Në momentin kur për herë të parë doli në skenë ideja e mbledhjes së TVSH-së nga një kompani private, ose më saktë me teorinë e famshme PPP, u shfaq papritmas vëllai i kryeministrit, Olsi Rama. Madje, edhe largimi i ish-ministrit të Financave Shkëlqim Cani tre vjet më parë dyshohet se erdhi pikërisht nga refuzimi që ky i fundit i bëri “ofertës Rama” për t’i dhënë një kompanie koncesionare për një periudhë 10-vjeçare, sistemin teknologjik monitorimin dhe transmetimin e të dhënash për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, TVSH. Kompania që u “vetëofrua” për këtë tender, e cila ka bërë dhe propozimin e pakërkuar për koncesionin, quhej M.POS Limited dhe ka seli në Hong Kong. Partneri lokal i M.POS Limited ishte një kompani shqiptare e quajtur MCN Sh.pk, pronari i së cilës, Endri Meksi, është gjithashtu ortak në një kompani tjetër të regjistruar në Tiranë me vëllain e Kryeministrit, Olsi Rama. Informacioni për përfshirjen e MCN në koncesionin e TVSH-së ishte mbajtur sekret nga Ministria e Financa.
Lidhja e Olsi Ramës me kompaninë që po kërkon koncesionin me një vlerë mbi 100 milion dollarë, ngriti pikëpyetje lidhur me konflikt të mundshëm interesi në qoftë se kjo kompani do të shpallej fituese e tenderit ndërkombëtar, atëherë të tjera skandale do vijonin, pasi Olsi Rama realisht do ishte “përfituesi” I padiskutueshëm, nën logon e një kompanie të njohur kineze. Gjithsesi ky konçension tre vjet më parë u mbajt pezull, në pritje të një kohe tjetër më të qetë…
Kinezi 2…Por Olsi Rama duket se nuk rrinte “duarkryq”. Sërish nëpërmjet kinezëve, haptas synoi të bënte të tijën një tender për zonën e lirë të Spitallës në një sipërfaqe prej 500 hektarësh, e cila do jepej për shfrytëzim për 99 vjet. Qeveria shqiptare shpalli fituese kompaninë kineze “Zhejiang Haiteng Investment Co” dhe “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co”. Ministri i atëhershëm i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, vendosi anullimin e tenderit. “Oferta e tyre është skualifikuar për shkak të mangësive të shumta në dokumentet teknike dhe paraqitje dokumentash të panoterizuara”, tha Ahmetaj. Por Kryeministri Rama dha një tjetër version për anullimin e këtij tenderi. “Im vëlla shoqëroi drejt Kinës një biznesmen shqiptar që e ka shok fëminjërie. Por unë do them diçka këtu, meqenëse u përfol në media, unë i kam kërkuar Ministrit Arben Ahmetaj që të anulojë garën për këtë konçension”- u shpreh Rama. Në këtë rast u detyrua të tërhiqej, pasi dukshëm Olsi Rama kishte dorë drejtëpërdrejtë në këtë konçension me një vlerë marramendëse mbi 100 milionë Eurosh.
Kinezi 3…
Pa u shuar ende lidhte me “kinezërinë” Rama, shfaqen të tjera dyshime për afera të forta. Partia Demokratike pretendon se pas shitjes së Hotel Plazzës me një vlerë 110 milionë euro. Departamenti i Antikorrupsionit në Partinë Demokratike thotë se pas kinezëve që blenë Hotel Plaza në Tiranë, fshihen Olsi Rama dhe Gaz Demi. Në profilin e Facebook, të këtij Departamenti janë publikuar dokumentet e Qendrës Kombëtare të Biznesit, sipas të cilave shtetasi Gaz Demi dhe shtetasi Abdulah Tajari janë ortakë në dy kompani me dy shtetas kinezë. “Hotel “Plaza” i shitet nje kompanie kineze per 110 mln Euro! Kush qendron prapa kompanise kineze? A jemi ne rastin e pastrimit te parave te droges nga familjaret e kryeministrit? Si lidhen ndermjet tyre Olsi Rama, Gaz Demi, Abdulah Tajari (Biku) e kinezet, fytyra e bleresit te Hotel Plaza? Te gjitha te dhenat te çojne vetem ne nje drejtim: Edi Rama!” shkruhet në profilin e Departamentit të Antikorrupsionit në PD.
Nuk është rastësi që Olsi Rama të mos i ndahet kompanive kineze. Shumë prej tyre edhe pse mbajnë emra kompanish të suksesshme, veprojnë në vende kryesisht të botës së tretë, që kanë lidhje drejtëpërdrejtë me politikën. Këto kompani pranojnë të përfshihen në gara tenderash, porn ë të vërtetë menaxhimin e tyre ua lënë në duar personazheve të lidhur fort me politikën. Olsi Rama duket se u aka parë hajrin miqësisë me kinezët, ashtu sin ë vitete 70’ kur Kina konsiderohej “Motër”…./Boldenews