Mehmetaj: Qeveri që gjen lekë për bunkerët dhe nuk gjen për Teatrin

Hënë, 07 May 2018 19:55

Deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj është shprehur në studion e Fax News se zona e Teatrit Kombëtar është hequr tinëz nga zona e mbrojtur në mënyrë që të krijoheshin kushtet për ta prishur.

Qoftë edhe 75 vite histori e atij teatri, kanë luajtur aktorët më të famshëm, ka bërë histori. Si mund të prishet ajo godinë.

Në Neë York një prej teatrove të vjetër është ngritur si godinë dhe është zhvedosur për të hapur vend. Këtë e bënë sepse nuk mund ta prishinin atë godinë, jo se ishte e veçantë si godinë por sepse aty kishte luajtur një aktor i njohur amerikan. Ndërsa këtu këta e prishin historinë e asaj godine që ka bërë histori.

Deputetja Mehmetaj tha se ndërsa miliona euro janë hedhur për të rikonstruktuar Shtëpinë e Gjetheve që është trashëgimi e dhimbshme, godina e Teatrit Kombëtar që ka bërë histori do të prishet.

Para disa vitesh është rikonstruktuar, i është dhënë vlerë Shtëpisë së Gjetheve. Pavarësisht të shkuarës së dhimbshme në fund të fundit thamë që vlen dhe është pjesë e së shkuarës.

Si ka mundësi që u gjetën miliona euro për të rikonstruktuar një godinë të tillë dhe nuk gjenden për të rikonstruktuar godinën e Teatrit Kombëtar.

Login to post comments