EKSKLUZIVE/ Frikë për paratë e drogës, drejtorët e Tahirit i largohen Vetting-ut

Hënë, 07 May 2018 22:24

Dita e sotme ka qenë afati i fundit kur punonjësit e Policisë së Shtetit duhet që të dorëzonin formularin e vetëdeklarimit lidhur me procesin e Vettngu-n.

Deri tani mësohet se janë më shumë se 500 punonjës që nuk kanë dorëzuar këtë formular, duke bërë kështu që ti thonë lamtumirë uniformës blu të Policisë.

Burime të sigurta thanë për 55News.al se mes 500 punonjësve të Policisë që nuk kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit, janë edhe disa prej drejtorëve që kanë qenë të përfshirë në trafikun e drogës kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.

Të njëjtat burime saktësuan se ata nuk kanë dorëzuar vetëdeklarimin, për t’ju shmangur hetimeve lidhur me pasurinë dhe pastërtinë e figurës.

Bëhet fjalë për disa drejtorë në Jug dhe Veri të vendit, të cilët SHISH kishte informacione të besueshme se ishin të përfshirë në trafikun e drogës, por që mbroheshin nga Rama dhe Tahiri.

Po ashtu, edhe largimi i Haki Çakos nga Akademia e Sigurisë për t’u bërë Këshilltar i Ministres së Mbrojtjes, erdhi pikërisht për ta shpëtuar atë nga procesi i Vettng-ut.

Lidhur me trafikun e drogës është nën hetim ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin ka prova të qartë për lidhjet e tij me grupin e Habilajve, grup që u kap në vitin 2017 në Itali.

Ajo çfarë mund të thuhet se drejtorët e Ramës, të cilët kanë qenë të përshirë është se ata nuk do të mbajnë përgjegjësi për çfarë kanë bërë, ndërsa do të pastrojnë edhe lekët e jashtëligjshme që kanë fituar. /55News.al/

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 22:25
Login to post comments