Zv.kryetari i LSI, Luan Rama i është bashkuar pasditen e sotme takimit të organizuar nga artistët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Para të pranishmëve ai tha se çështja e “tatrit”, sot është shumë komplekse.
Ai tha se një çështje më themelore dhe më esenciale, është se “Tiranës dhe Shqipërisë, në mënyrë të qëllimtë po iu shkatërrohet kujtesa, po iu vritet kujtesa”. Sipas deputetit të LSI-së, Luan Rama “Teatri Kombëtar është një gjurmë e biografisë historike, qytetare dhe kulturore të Tiranës”.