Romeo Gurakuqi: Zero drejtim politik i partive shqiptare në Mal Të Zi, me bekimin e Tiranës dhe Prishtinës

Tuesday, 08 May 2018 08:50

Deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi ka reaguar përmes një statusin në rrjetin e tij social FBduke denoncuar mospërfaqësimin politikë të partive shqiptare në qeverisjen e Malit të Zi. Zoti Guqakuqi shkruan se : -“Forcat qeverisëse ne Malin e Zi, me bekimin e qeverive te Tiranes dhe Prishtinës, reduktojnë ne zero drejtimin politik te partive shqiptare ne qeverisjet vendore te Ulqinit dhe Malesise”.

Ja Denoncimi i Romeo Gurakuqit në FB
“Forcat qeverisëse ne Malin e Zi, me bekimin e qeverive te Tiranes dhe Prishtinës, reduktojnë ne zero drejtimin politik te partive shqiptare ne qeverisjet vendore te Ulqinit dhe Malesise.
Pasi siguroi fitoren ne zgjedhjet presidenciale me votën e shqiptareve,  DPS e Gjukanovic, me bekimin e heshtur te Tiranes zyrtare,  preu ne "bese"  shqiptaret etnike te Ulqinit, Krajes,  Anes se Malit, Hotit, Grudes Trieshit dhe Kojes, dhe po i qeverise njësite shqiptare me anetaresine e partisë qeverisëse te Podgoricës. Ne fushatën për president ne Malin e Zi, u angazhuan te gjithë, qe te fitonte Gjukanovic, mbasi premtoi se do te respektonte shqiptaret dhe autonominë qeverisëse te tyre ne njësite e lartpërmendura.
Pas fitores, Gjukanovic po bën te kundërtën dhe po i percan me keq shqiptaret dhe partitë e tyre politike. Komunën e Ulqinit, për te paren here do ta drejtoje DPS dhe ne te ardhmen nuk do te behet me fjale për drejtim krahinore nga subjektet shqiptare dhe as për te drejtat politike te përfaqësimit te shqiptareve atje. E njejta situate është edhe ne Malësi: kolonët boshnjake ne varësi te politikaneve te Podgoricës, kane zënë hapësirat publike, pronat e shqiptareve dhe po eliminojnë gjuhen shqipe nga përdorimi i përditshëm.
Ky është realiteti i hidhur i jetës dhe kushteve te lirisë se shqiptareve ne Malin e Zi. Ne qofte se kjo sjellje e kamufluar diskriminuese nuk ndalet, perspektiva e mbijetesës do te vije duke u përkeqësuar.
Por ne Tiranen zyrtare te harbuar nga korrupsioni dhe grabitja me PPP e pronave publike, askush nuk reagon,  ndërkohe shqiptaret ne rajon po humbin terren.
Ministri i Punëve te Jashtme, ne vend qe te angazhohet qe ne Podgorice dhe ne Beograd te dërgojë diplomatet me te zote te Shqipërisë, merret me agjitacion dhe propagande mjedisore ne bregun e Lumit  Buna.
MPJE aktualisht është e përqendruar ne çështjet ballkanike, vetëm me negocimin e një marreveshjeje aspak transparente me Greqinë, ndërkohë qe për relacionet me vendet e tjera fqinje ku jetojnë shqiptaret, askush nuk ka interes ne atë dikaster.
Si ne rastin e qëndrimit ndaj shqiptareve te Luginës se Preshevës (Serbi), ashtu edhe për shqiptaret etnike te Ulqinit dhe Malësisë( MNE), MPJE e RSH ka ndjekur politika te heshtura, vasale, puthadore dhe aspak patriotike. A duhet te kenë një përfaqësim te njësuar politik shqiptaret ne Malin e Zi? Apo është e mjaftueshme qe përfaqësia e tyre te kanalizohet vetëm përmes DPS dhe kufizave te lirisë se vendosur ne Podgorice?! A ekziston një politike për te ndihmuar bashkimin e partive shqiptare te përçara ne pjesëza personale?”

Modifikuar më Tuesday, 08 May 2018 09:42
Login to post comments