Kuksianët nuk tërhiqen, sërish peticion Ramës: Jo taksës, të lirohen vëllezërit tanë

Tuesday, 08 May 2018 09:07

Kuksianet nuk tërhiqen aspak nga kërkesat e tyre. Ata janë të vendosur ti shkojnë deri në fund kësaj historie pavarësisht tentativave të kryeministrit për të joshur segmente të qytetarëve në Hukës, Has dhe Tropojë që janë pjesë e administratës.

Sot një tjetër peticion është drejtuar nga këshilltarët e 3 bashkive në drejtim të Ramës duke i kërkuar heqjen e taksës për të në rrugën e kombit dhe lirimin e vëllezërve te tyre.
Lajmi është bërë publik nga kreu i këshilltarëve të PD në Këshillin bashkiak z.Arif Rexhmati i cili e shoqëron dhe me listën e firmëtarëve dhe shkruan:
“Lironi vllaznit tane nga burgu dhe ndaloni përndjekjen. Jo takse ne Rrugën e Kombit. Per interesat e qytetareve dhe jo te oligarkëve ne do ta vazhdojmë kauzen tone”.

Modifikuar më Tuesday, 08 May 2018 19:57
Login to post comments