PD publikoi sot dosjen e plotë të dënimit të vëllait të ministrit të Brendshë, Fatmir Xhafajt, për trafik droge.
Sipas Enkelejd Alibeaj, vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar me 7 vjet e dy muaj burgim.
“Vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar si pjesëtar i një organizate kriminale që vepronte midis Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA…Vëllai i Fatmir Xhafajt furnizuesi i organizatës kriminale me heroinë kokainë dhe hashash…Vëllai i Fatmir Xhafajt është i dënuar në Itali, por jeton i lirë në Shqipëri…”,- tha Enkelejd Alibeaj.
Pasi nxorrën vendimin ndaj vëllait të Fatmir Xhafajt, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj drejtoi disa pyetje…
1. A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave me rekorde kriminale?
2. Pse ai jeton i lirë në territorin shqiptar, ndërkohë që rezulton i dënuar për trafik droge në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë të dënimit të tij?
3. A është ai person i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm në trafikun e drogës?
4. A është familja “Xhafaj” një nga familjet mafioze që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë?
5. A ka operacioni “Forca e Ligjit” efekt mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge, apo ai është i paprekshëm sa kohë Ministër i Brendshëm dhe drejtues i operacionit është Fatmir Xhafaj?
6. Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të kërkuar identifikimin e këtij shtetasi dhe për të verifikuar nëse është apo jo i dënuar?
7. Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij në Itali, siç ka vepruar për shtetas të tjerë?