Shefi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka reaguar në lidhje me mashtrimin e Bashkisë së Tiranës me numrin e pemëve të mbjella në kryeqytet. Pas bërjes publike të dokumenteve në lidhje me këtë skandal të mashtrimit dhe propagandës Malltezi shkruan se Veliaj ka paguar mediat të thonë ka mbjellë 120,000 pemë në fakt kanë rezultuar veç 22,000 bimë
“Mashtrues pafund paska pasur ky vend! Paguan mediat të thonë ka mbjellë 120,000 pemë, por dalin veç 22,000 BIME pra, lule dhe shkurre Dekorative, JO PEME. Kur gënjejnë me dhjetëra dhe qindra fish për këtë temë, imagjino çfarë bëjnë me çështjet e tjera”, ka shkuar Malltezi.