×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Kryemadhi flet për planin që do çojë protestuesit deri te shtëpia e Ramës

E Enjte, 05 Prill 2018 22:39

Monika Kryemadhi, Kryetarja e LSI, zbuloi detaje të protestave që do të mbahen në vijim.
E ftuar në “Të Paekspozuarit”, Kryemadhi deklaroi protesta do të agravohet deri në shtëpinë e kryeministrit Edi Rama, në Surrel. Ajo paralajmëroi se qytetarët do t’i vendosin tra, Edi Ramës për të hyrë në banesë.

Rakipi: Dëgjova se do të vendosni tra në Surrel?

Kryemadhi: Me ty nuk flas më se ti i nxjerr të gjitha…

Më pas Kryemadhi devijoi bisedën duke thënë se Edi Rama mund të ishte ai që do të vendoste tra për të kaluar pranë shtëpisë së tij.

Kryemadhi: Rama mund të vendosi tra edhe në Surrel. Edi Rama e di shumë mirë, sepse në këto 20 vite në karrierën e tij politike ka pasur një fajtor, kur u përmbyt Tirana, thoshte e ka Gonxhe, e ka Shalsi, pastaj thoshte e kanë këta të LSI, por tani kujt do tja lëri fajin. Edi Rama mund të vendosi tra në Surrel, duhet të paguajnë nejrzit, që të kalojnë atje të takojnë Edi Ramën.

Kryetarja e LSI shkoi edhe në ekstrem kur tha se do të gëzohej po të digjej shtëpia e Edi Ramës.

Kryemadhi: Do ngazëllehesha po të shija të digjen kryeministria dhe shtëpia e Edi Ramës. Ngazëllimi im është kur prokurorja ta marri të pandehur, sepe po fusin në burg njerëzit për ndërtim pa leje të çative. Ai zotëria ëshë biznesmen dhe do para, por turp më të madh për politikanin që të jetë në dorë të biznesmenit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...