×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

RAMA NË OPINION: 'KUKSIANËT DO PAGUAJNË, FJALA FARE NUK EGZISTON'

E Enjte, 05 Prill 2018 23:38

 

Pavarësisht se Rama u shpreh  i penduar  mesditën e sotme dhe premtoi për rishikim të taksës së rrugës së Kombit, në emisionin 'Opinion' ku ishte ftuar mbrëmjen e sotme ai u shfaq i vendosur për të mos e hequr taksën. 
 
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse kuksianët do paguajnë, ai u shpreh se ato nuk do të paguajnë vetëm nëse do përdorin transportin publik.  
 
 “Do paguajnë edhe kuksianët, fjala fare nuk ekziston. Do paguajnë të gjithë ata që kanë autovetura. Kush nuk ka, të marri autobuzin dhe nuk do paguajë asgjë”. Por a nënkupton kjo që qytetarët që do përdorin transportin publik nuk do paguajnë, apo ndryshimi në cmimin e biletës për Ramën është i papërfillshëm. 
 
Ndërkohë, edhe pse kryeministri është përpjekur të justifikohet se këto gabime janë bërë për shkak se kjo është një eksperiencë e re për Shqipërinë, moderatori i 'Opinion' e ka kundërshtuar duke bërë të ditur se përfaqësuesit e biznesit kanë që prej vitit 2016 që  i këkojnë bisedime për këtë cështje.

Modifikuar më Premte, 06 Prill 2018 00:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...