Deputeti i PS-së rrezikon banorët me punimet e gurores

Premte, 11 May 2018 15:39

Lagja Stan Karbunarë e cila ndodhet vetëm 2.5 km nga qyteti i Lushnjes shtrihet nën një kodër e cila prej dy muajsh gërryhet nga një firmë private.

Banorët thonë se 12 orë në ditë, ekskavatorët punojnë në këtë kodër ku dalin gurë që më pas ngarkohen nëpër kamionë. Më herët ka ekzistuar edhe një gurore e ngjashme por është mbyllur për shkak se ndodhej afër zonave të banuara.

Përveç rrezikut të shembjes se kodrës e cila rrezikon shtëpitë që nuk ndodhen me shumë se 200 metra nga vendi i gërryerjes, ky fenomen ka lënë pa ujë Stan Karbunarën. Vendasit thonë se në këtë lagje që sot me ndarjen e re administrative i përket Lushnjes dhe dikur ishte një fshat i komunës Karbunarë, prej 27 vitesh nuk është vënë dorë nga asnjë qeveri, mungon infrastruktura dhe kanalet e parcelave janë të bllokuara.

Këtë herë thonë banorët gurorja mbrohet nga deputeti socialist i zonës, Bujar Çela të cilin e akuzojnë se është edhe pronari i tokës ku ushtrohet aktiviteti i firmës.

Pasi u kontaktua firma bëri të ditur se e ka lejen mjedisore por pa adresuar shqetësimet e banorëve të zonës./tch

Modifikuar më Premte, 11 May 2018 15:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...