Romeo Gurakuqi: Transferimi i fondeve arkivore, politikë antishkodrane e qeverisë Rama

Premte, 11 May 2018 15:54

Deputeti i Partisë Demokratike dhe historiani Romeo Gurakuqi  ka reaguar sa i përket vendimit të Arkivit Qendror te Shtetit për transferimin e fondeve arkivore në mbështetje të politikave të qeverisë duke e konsideruar një veprim në kurriz të shkodranëve.

Ja statusi i Romeo Gurakuqit në FB

Krejt i vendosur ne mbështetjen e politikave antishkodrane te qeverise se Kryeministrit te instaluar, drejtuesi i Arkivit Qendror te Shtetit, z. Ardit Bido, ma ne fund hodhi hapin final: vendosi ekzekutimin e Urdhrit numër 27, te Qeverise, për transferimin e fondeve arkivore te Shkodres drejt vendruajtjeve te Rrëshenit dhe te Kurbneshit.

Përpiluesi i Urdherit nr. 4 te Këshillit te Nalte te Arkivave, i bindur te mos dëgjojë zërin e deputeteve dhe te opinionit publik shkodran, hodhi kështu hapin final, drejt rrënimit te pasurisë se mbetur arkivore te Shkodres.

Njëlloj si eterit pushtues te kryeqendrës se kulturës shqiptare ne vitin 1945, qe grabisnin dhe shkatërronin gjithshka nga bibliotekat dhe arkivat e qytetit te Shkodres, rilindasit dhe te emëruarit e tyre, sot po përfundojnë misionin e heqjes dhe fshirjes se shenjave te fundit te memories komunitare te Shqipërisë se Veriut.

Por ne nuk duhet te harrojmë, se ne këtë vepër goditëse ndaj qytetnimit tone, zbatuesi i goditjes ka pasur mbështetjen dhe bekimin e dokumentuar te zv. Kryeministres shkodrane zonjës Senida Mesi, heshtjen te Ministrit te Jashtem zotit Ditmir Bushati.

Ajo cfare po ndodh sot është një prove se sundimtaret e kuq te Bllokut, gjithmone kane gjetur nga bashkesia jone, ushtare te bindur me te cilët kane ushtruar pushtetin e tyre politik gegofob ne krahine.

Megjithate, ceshtja nuk mbyllet ketu tek veprimi i juaj ma i fundit tinzar!

Me i rendesishem se posti, eshte respekti ndaj Shkodres, qytetareve te saj, interesave publike, dëgjesa e profesionisteve. Shpërbashkimi me te keqen, kur nuk e perballon, zgjidhet me dorëheqje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...